Luftë mes Turqisë dhe Greqisë? Çfarë po ndodh në Mesdheun Lindor

0
Gjigandi

Presidenti Erdogan dëshiron të kërkojë në Egje gaz natyror duke përdorur madje dhe armët. Një konflikt i armatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel.

Ditët e kaluara situata në Mesdheun Lindor është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme. Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti shpimet në kërkimit të gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo. Qeveria greke ka bërë të qartë se shpime të tilla nuk do të tolerohen, sepse ato do të zhvillohen në territorin grek.

Sipas një raporti një konflikt i armatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm të martën në mbrëmje përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel, ndërkohë që forcat e armatosura të të dy vendeve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie. A do të nisë Erdogani një luftë me Greqinë?

Politikë pickimesh ushtarake
Lidhur me këtë pyetje, Günter Seufert, drejtues i Qendrës për Studime të Aplikuara për Turqinë (CATS) pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin, tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se “Erdogani do të vazhdojë politikën e tij të “pickimeve ushtarake”, sepse sikurse nuk e njeh Zonën Ekskluzive Ekonomike të Qipros dhe ndërmerr shpime për gaz atje, ai ka gjasa të urdhërojë në një të ardhme të afërt shpime për kërkim gazi në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë.”

RonaTyra

Oruc Reis
Sipas Seufert çështja nëse do të ketë luftë varet nga mënyra sesi do të sillet Greqia, pra a do t’i ofrojë ajo negociata Turqisë apo jo. Gjithashtu kjo varet edhe nga mënyra sesi do të pozicionohen BE dhe sidomos SHBA. Në fund të fundit, Greqia dhe Turqia janë anëtare të NATO-s dhe vendet e mëdha të NATO-s duhet të ndërhyjnë si ndërmjetës.

Për momentin si Turqia dhe Greqia ngulin këmbë në pozicione maksimaliste. Në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare Athina pretendon që zona prej 200 miljesh detare si pjesë e Zonës Ekskluzive Ekonomike vlen edhe për ishujt e vegjël që i takojnë Greqisë, si p.sh. ishulli Kastelorizo, që gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës por afër bregdetit të Turqisë. Kurse Turqia nuk e pranon këtë pretendim. Sipas ekspertit Günter Seufert e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo udhë pa krye janë bisedimet.

BE-ja e paaftë për pozicione të përbashkëta në politikën e jashtme

BE-ja ka kërcënuar me sanksione por deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell po i nxit të dy palët të negociojnë. Por për shkak të shumë çështjesh që kanë dalë në pah vitet e fundit si – çështja e refugjatëve, politika e energjisë, roli i Turqisë në Siri dhe Libi, BE-ja nuk është e bashkuar në qëndrimin ndaj Turqisë dhe secili vend mban qëndrime të ndryshme për të gjitha këto çështje në kuadër të interesave të veta kombëtare.

Kastelorizo
Sipas tij “politika e zotit Erdogan ka për qëllim krijimin e një Turqie të madhe. Fjala është për një Turqi, që ndryshe nga Turqia e Kemal Ataturkut, nuk është e orientuar nga Perëndimi, por nga historia dhe shtrirja territoriale e Perandorisë Osmane: ne jemi fuqia e re në rajon, ne po mbushim vakumin e pushtetit që u krijua nga tërheqja e SHBA-së dhe nga dobësia e BE-së, dhe ne përfaqësojmë interesat e muslimanëve sunitë në Lindjen e Mesme. Pasojat praktike të kësaj politike janë armatimi i ushtrisë turke dhe militarizimi i politikës së jashtme në Mesdheun Lindor. Kjo politikë gjithashtu ka dimensione të mëdha simbolike, siç është shndërrimi i Hagia Sofisë në xhami.”

*Günter Seufert, drejtues i Qendrës për Studime të Aplikuara për Turqinë (CATS) pranë Fondacionit për Shkencë dhe Politikë në Berlin, ka punuar si korrespondent për Turqinë për mediat gjermane dhe ka dhënë mësim në universitetin e Stambollit, të Nikosisë dhe të Lozanës. Fushat e tij kërkimore përfshijnë Turqinë, Qipron, migracionin, politikën e zgjerimit të BE-së, fenë islame dhe islamizmin politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu