Lufta në Ukrainë, Rama: Beteja për vendet baltike do jetë e radhës për rusët

0
Lufta në Ukrainë, Rama: Beteja për vendet baltike do jetë e radhës për rusët
Gjigandi

Nuk ka paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Edhe takimi i dytë mes delegacioneve negociatore ruse dhe ukrainase përfundoi pa asnjë rezultat sa i përket dhënies fund konfliktit të armatosur. Pas dy orësh diskutimesh për ndalimin e luftës në Ukrainë, palët kanë rëndë dakord vetëm për armëpushim të përkohshëm, me qëllim që t’iu jepet kohë civilëve te largohen nga vendi i luftës.

Doktori i shkencave politike, Shinasi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTV Ora  me gazetaren Beti Njuma diskutoi për krizën më të fundit në Ukrainë.

Rama: 

Nuk është mbyllur krejt pa rezultat por ka pasur një mirëkuptim që do të hapen korridoret për evakuimin e popullsisë civile. Ukraina është një shtet i madh, shteti i dytë më i madh në Evropë nëpër operacionet ushtarake të kësaj natyre pritshmëria është që duhet të marrin diku te 6 javë në mënyrë që të arrihet kontrolli i konsoliduar mbi infrastrukturën, mbi bazën ushtarake dhe në qytete. Nuk shtrohet çështje ditësh, çështja që shtrohet këtu është se taktika, strategjia e pushtimit janë të dallueshme nga herët e tjera dhe pavarësisht dukjes se nuk po arrihen ato rezultate që duhen, përparimi rus në disa pika ka ngecur. Makineria ushtarake ruse nuk është në atë nivel që rusët kërkojnë ta paraqesin.

Presidenti Zelensky ka paralajmëruar se pas Ukrainës e kanë radhën të sulmohen Letionia, Lituania, Estonia. A është një kërcënim real?

RonaTyra

Rama: 

Nuk është një kërcënim real ajo që pritet të ndodhë dhe që është në planin dhe projektet e Kremlinit, është që do të ruhet një vijë e paprekur Rumani-Poloni dhe nga ana tjetër menjëherë pasi të “paqësohet” Ukraina do të ketë një përpjekjet për tu marrë me shtetet baltike. Edhe pse këto vende janë anëtare të NATO-s të gjitha këto vende kanë minoritete të konsolidueshme ruse të cilat i janë kthyer një masë relativisht të ndjeshme besnike Kremlinit. Beteja që mund të zhvillohet për vendet baltike do të jetë një betejë në formën e një lufte civile e cila do t’i lejojë Putinit të arrijë me një përpjeke të zgjatur dhe me humbje njerëzish civilë dhe mercenarë hapjen e korridorit që e ka kaq të nevojshme mes Bjellorusisë dhe Kaliningradid edhe zvogëlimin ndjeshëm të influencës të NATO-s në vendet baltike. Kjo do të jetë beteja e ardhshme me të cilën do të angazhohen rusët.

A mund të pësojë Ukraina një ndarje territoresh?

Rama: 

Ukraina do të ndahet por jo në atë mënyrë që e presin njerëzit sepse pritshmëria është që do të ketë një Ukrainë perëndimore. Ajo që rusët kanë bërë dhe pritet të bëjnë është që pas këtij operacioni t’i nxjerrë jashtë ose do t’i eleminojnë forcat nacionaliste ose personat që janë në mëdyshje dhe kanë bashkëpunuar me regjimin nga kjo pjesa lindore. Do të ketë dy lloje Ukrainash, do të ketë një Ukrainë ruse e cila mban veton dhe kontrollon vendimmarrjen sipas projektit të Kremlinit dhe e dyta do jetë një Ukrainë nacionaliste e cila  do të mbahet si një territor pothuajse tribal i kontrolluar. Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është që rusët e kanë pushtuar Ukrainën 3 herë në shekullin XX.

Teksa ka kaluar më shumë se një jave luftime, forcat ruse kanë përparuar më në jug të Ukrainës duke marrë nën kontroll Detin e Zi e më konkretisht qytetin e Khersonit.

Ushtria ruse ka rrethuar gjithashtu rrethimin e Mariupolit, një port strategjik në Detin Azov që ndodhet midis Krimesë dhe republikave separatiste të Donbasit, të cilat kontrollohen nga Moska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu