Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka sjellë së fundmi një varg projektesh muzikore që ndërlidhen me tema të ndjeshme.
Mes të tjerash, Vjollca ka trajtuar çështjet e bullizmit dhe keqtrajtimit në këngët e saj të fundit, duke synuar që të rritë ndërgjegjësimin dhe të ndihmojë njerëzit e shtypur.
E përveç projekteve muzikore, ajo një gjë të tillë po e shfrytëzon rastin ta bëjë edhe në rrjetet sociale.
Foto: Luana Vjollca/Instagram
Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram dy fotografi, të cilat dëshmojnë dukjen e saj në rrjetet sociale, krahasuar me një tjetër në një ditë të zakonshme kur disponimi i saj nuk është i mirë.
Foto: Luana Vjollca/Instagram
“Çfarë jemi në Instagram vs çfarë jemi në të vërtetë.Ne kurrë nuk e dimë çfarë fshihet pas një buzëqeshje. Bëhuni të këndshëm, ju dërgoj dashuri te të gjithë ata që nuk kanë pasur një ditë të mirë sot. Duaje veten.qohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi ëndrrat tua, je më i/e fortë se ç’mendon”, shkroi prezantuesja në mbishkrimin e fotografive.
Luana përndryshe ka tash e sa kohë që është tërhequr nga jeta televizive, duke lënë ende në pikëpyetje fansat nëse do të rikthehet apo jo me emisioni ne saj argëtues.
/abc24.al/
Foto: Luana Vjollca/Instagram