Luana Vjollca pozon për revistën e njohur arabe “Ounousa”

0
Luana Vjollca pozon për revistën e njohur arabe “Ounousa”
Gjigandi

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca është padyshim një prej personazheve më të njohura dhe më të komentuara shqiptare.

Krahas një karriere si prezantuese, Luana gjithashtu ka provuar vetën edhe si këngëtare dhe numëron disa këngë të suksesshme.

30-vjeçarja vetëm në llogarinë e saj në Instagram ajo numëron mbi dy milionë ndjekës duke u bërë kështu ndër të famshmit me më së shumti ndjekës në Shqipëri.

Por, fama e saj ka depërtuar edhe përtej kufijve, kjo pasi së fundmi Luana ka pozuar për ballinë e revistës së njohur arabe “Ounousa” për të cilën ka dhënë edhe një intervistë.

RonaTyra

Këtë e ka bërë të ditur Luana përmes postimeve në Instagram dhe gjithashtu revista arabe në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale.

“Luana Vjollca, një yll shqiptar që thyen stereotipin  femrave në vendin e saj, dhe jep shembull për shumë femra në mbarë botën”, shkruan revista arabe në njërin nga postimet në Instagram.

Ndërsa, teksa ka folur për historinë e jetës së saj dhe sukseset, Luana thotë se shpreson që të jetë frymëzim për femrat e tjera. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu