Spanjolli pritet të jetë transferimi i parë i “The Reds” gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas asaj që raporton Sport, Liverpool është shumë afër të nënshkruaj me mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara transmeton KosovaPress.
Jurgen Klopp është një admirues i madh i lojtarit spanjoll, dhe me çdo kusht këmbëngul të transferoj atë.
Bisedimet besohet se janë në fazën e fundit, megjithëse Liverpooli ende nuk është i gatshëm të paguaj 35 milionë euro, aq sa kërkohet nga drejtuesit bavarez.