Liverpool prinë garën për Koulibaly

0
Gjigandi

Kalidou Koulibaly mund të përfundojë te skuadra e Liverpool.

Dy nga mbrojtësit më në formë në futbollin evropian, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly mund të bashkohen në një skuadër.

Liverpool është në kërkim të një mbrojtësi dhe Kalidou Koulibaly duket se është lojtari që preferohet më shumë.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Napoli nuk pranojnë asgjë nën 100 milionë euro për kartonin e lojtarit. I njëjti burim bën të ditur se Liverpool janë në ‘pole-position’ për lojtarin.

‘Reds’ janë gati të përfshijnë në ofertë edhe kroatin Dejan Lovren, për të bindur napolitanët që ta lirojnë Koulibaly.

RonaTyra

Senegalezi do të jetë 29 vjeç gjatë qershorit dhe kontrata e tij me Napoli vlen deri në vitin 2023.

Lojtari nuk ka ndonjë klauzolë në kontratën e tij, kështu që secilat negociata duhet bëhen direkt me presidentin Aurelio De Laurentiis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu