Liverpool raportohet se po tërhiqet nga gara për nënshkrimin e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Interin dhe Juventusin.
Fituesit e Ligës së Kampionëve kanë qenë favoritë të padiskutueshëm për nënshkrimin e tij, por The Mirror pretendon se Liverpool po refizon të shkojë për një transferim që kalon shumën e 35 milionë euro.
Ekziston një klauzolë në kontratën e Werner me skuadrën e Bundesligës, vlera e cilës është 60 milionë euro, të cilën Liverpool dëshiron ta negicionojë me patjetër.
‘Dorëzimi’ i Liverpool është një mundësi e mirë për Interin dhe Barcelonën që të bëjnë një hap para për nënshkrimin e 24 vjeçarit gjerman.
Werner ka shënuar 30 gola në 39 ndeshje konkurruese për RB Leipzig këtë sezon, duke shtuar edhe 12 asistime.