Lista e top shënuesve në Ipko Superligë, Blend Baftiu rikthehet në krye

0
Gjigandi

Ka pasur ndryshime pas javës së 28-të në listën e top shënuesve në Ipko Superligën e Kosovës.

Blend Baftiu ka arritur të realizoj het-trik në takim ndaj Dukagjinit duke u rikthyer në krye të listës së top shënuesve.

Xhevahiri i Ballkanit tani ka shkuar në kuotën e 15 golave, duke mbajtur pozitën e parë me plot meritë.

Por Baftiu nuk po ndjehet rehat nga konkurrentët për Këpucën e Artë, pasi Ahmed Januzi dhe Arb Manaj gjithashtu kanë shënuar dhe kanë nga 14 gola.

Në vendin e katërt ndodhet sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha që gjithashtu realizoi gol ndaj Llapit.

RonaTyra

Me nga 11 gola janë dyshja e Gjilanit, Fiton Hajdari dhe Gerhard Progni, ndërsa ka 10 realizime kanë Betim Haxhimusa i Dritës dhe Shend Kelmendi i Flamurtarit.

Lista e top-10 shënuesve në Ipko Superligë mbyllet me Otto John e Alban Shillova që kanë realizuar nga nëntë gola. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu