Ditën e sotme gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kampionin e mundjes, të pandehurin Elis Guri, i cili gjendej i arrestuar në kuadër të operacionit “VOLVO-VO 4”. Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje Policinë Gjyqësore” për Gurin, duke pranuar kështu kërkesën e avokatit të tij për një masë më të lehtë.
Ish-kampioni i mundjes nga Shkodra, Elis Guri, u arrestua në kuadër të operacionit të madh policor “Vol.Vo 4”, i cili zhvillua në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë duke arrestuar goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale. Ish-kampioni i mundjes akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, si dhe ”Trafikim i narkotikëve”.
Në qershor të këtij viti, pak kohë para se policia të godiste grupin e Bajrave në Shkodër janë regjistruar disa telefonata mes grupit të Avdylajve në Shijak dhe Bajrëve të Shkodrës. Astmer Bilali, ish-kampioni i boksit (i arrestuar në aksionin e shtatorit në Shkodër) bashkë me ish-kampionin e mundjes Elis Guri sipas organit të akuzës kryenin trafik kanabisi, që po sipas prokurorisë e bënin për llogari të Safet Bajrit. Sipas dosjes dhe përgjimeve të shumta, Astmer Bilali dhe Elis Guri i kanë shitur një sasi kanabisi dhe kokaine shtetasve Florenc Xheleku e Adnand Hupi.