Liren deklason Karlsenin dhe dërgoi porosi të qartë

0
Gjigandi

Shahisti i tretë i ranguar në botë në shah, Ding Liren, në mënyrë bindëse mundi kampionin aktual Magnus Karlsen me 3-1 dhe e turpëroi si asnjëherë më parë në karrierën e tij.

Mirëpo behëj fjalë për sfidën e raundit të fundit të garave në grupe të turneut “Magnus Carlsen Invitational Chess 24”.

Tani në radhë është faza e gjysmëfinales, ku këto mjeshtër të shahut do të përballen sërisht, në garën për finalen e madhe. Në gjysmëfinalen tjetër takohen Hikaru Nakamura dhe Fabiano Karuana nga SHBA.

Sfidat e gjysmëfinales dhe finales do të zhvillohen me format të njëjtë: 15 minuta zgjat një sfidë dhe 10 sekonda për një lëvizje. Në rast të barazimit, atëherë zhvillohet edhe një sfidë me 5 minuta për secalin shahist dhe 3 sekonda për çdo lëvizje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu