Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, pak ditë më parë ka publikuar këngën e saj më të re “Love me like”.
Ajo e solli këtë këngë në anglisht, por në një vijë melodike, e cila ka përbrenda edhe ritme shqiptare.
E për t’iu përshtatur konceptit, Linda vendosi që edhe në klip të shfaqet me veshje tradicionale shqiptare në një prej skenave.
Ajo ndau së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, të realizuar në prapaskenat e klipit të saj të ri, ku shfaqej pa filtra në xhirime.
“Pos me qenë Shotë Galica, a ju pëlqeu klipi ? Ja një fotografi, pa filtër, pa ndërhyrje”, shkroi Halimi në mbishkrimin e fotografisë.
Linda përndryshe është bashkë-autore në krijimin e kësaj kënge, ndërsa xhirimet e klipit i bëri në Tiranë.
/abc24.al/