Lihet në burg shqiptari i akuzuar për përdhunimin e një 34-vjeçareje në Greqi, zbardhet dëshmia: Isha i dehur dhe kisha marrë drogë

0
Gjigandi

I akuzuar përdhunim në Greqi shtetasi Spartak Dyrmishi,  është lënë në paraburgim.

45-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçaren në Paleo Faliro dhe për tentativën për të përdhunar një tjetër vajzë 24-vjeçare, është lënë në burg.

Dyrmishi u arrestua gjatë natës së të hënës në Vlorë nga policia shqiptare dhe u dërgua në Greqi mëngjesin e së martës, pasi kishte shprehur dëshirën për t’u dorëzuar te policia greke.

I pandehuri i ka deklaruar hetuesit se në momentin e përdhunimit ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se në të kaluarën nuk ka kryer krime të ngjashme. “Isha i dehur dhe kisha marrë drogë”, ka thënë shqiptari për t’u shfajësuar për krimin.

Megjithatë, ai nuk e ka bindur hetuesin, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit dhe më pas 45-vjeçari është dërguar me makinë patrullimi në GADA, nga ku do të dërgohet në burgjet ku do të ndalohet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu