Arrestohet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar/Ishte dënuar nga drejtësia italiane për trafikim droge

0
Gjigandi

 

Një 42-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Janinë të Greqisë pasi është pikasur nga forcat helene.

Sipas akuzës së shtetit italian 42-vjeçari është dënuar me 6 vite dhe 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Sakaq, pas arrestimit të tij ai është vendosur në paraburgim, ndërsa mbetet në pritje të procedurës për ekstradimin e tij drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu