Elon Musk i pandalur, planifikon të pushojë nga puna 3700 punonjës të Twitter

0
Gjigandi

Elon Musk  duket mjaftë i vendosur në vendimin e  tij për të bërë ndryshime masiv në Twitter, sipas “Bloomberg” thuhet se rreth 3700 punonjës së shpejti do të pushohen.

Por miliarderi duket se nuk do të ndalet me kaq, por ka në plan të bëjë një likuidim masiv pasi planifikon të shkurtojë rreth 3700 vende pune në Twitter Inc, ose në thelb gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë, në një përpjekje për të ulur kostot.

Në fakt, sipas publikimit, pronari i ri i Twitter pritet që nesër të premten të informojë stafin e prekur nga ky vendim.

“Bloomberg” gjithashtu raportoi se Musk planifikon të ndryshojë politikën ekzistuese të kompanisë së mediave sociale për punën në distancë dhe do të kërkojë që punonjësit të punojnë nga zyra tani, megjithëse mund të bëhen disa përjashtime.

Vlen të përmendet se Elon Musk, në një postim në Twitter, mohoi një raport të ngjashëm të New York Times se ai planifikoi të pushonte punonjësit e Twitter përpara 1 nëntorit në mënyrë që të shmangte skadimin e granteve të aksioneve atë ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu