Liga mund të bëhet me 22 skuadra?

0
Gjigandi

Këshilli Francez i Shtetit ka refuzuar kërkesën për rishikimin e vendimit për pezullimin përfundimtar të sezonit të futbollit 2019/2020 pas padive të bëra nga Lyon, Amiens dhe Toulouse.

Ligue 1 nuk do të rifillojë, anise ka pasur shumë zëra për një fazë play off’i.

Por ka një kthesë të papritur, pasi gjykatësi ka vendosur që të bllokohen rënia nga kategoria e Amiens dhe Toulouse, duke udhëzuar LFP dhe FFF (Lidhja e Futbollit dhe Federata Franceze) që të marrin në konsideratë një rishikim të formatit për sezonin 2020/2021.

Nuk përjashtohet mundësia që kampionati francez të jetë me 22 skuadra në sezonin e ardhshëm.

Aktualisht kjo ligë ka 20 skuadra.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu