Pasi i dhanë fund sezonit aktual në futboll, FFF tashmë ka marrë edhe një vendim të papritur. ‘RMC’ raporton se FFF ka marrë vendim që divizioni i tretë i futbollit francez të mos ketë një kampion.
Gjithashtu, dy skuadrat e para të kësaj lige, Pau dhe Dunkerque, pritet të promovohen në Ligue 2.
Vendimi po shihet si i papranueshëm, pasur parasysh se Ligue 1 ka njohur kampionin e saj, që është PSG.
Skuadra lidere në tabelën e këtij divizioni është ajo e Pau me 48 pikë.
Kurse Dunkerque, qëndon në pozitën e dytë, me një pikë më pak.