Histori dashurie mes kampionit të MotoGP e fitueses së US Open

0
10
Gjigandi

Kohët e fundit kanë qarkulluar zërat për një flirt, një histori dashurie mes tenistes 19-vjeçare britanike Emma Raducanu dhe pilotit 23-vjeçarit francez, kampionit të botës në MotoGP, Fabio Quartararo (garon me Yamaha).

Dy sportistët janë frekuentuar dhe kanë komunikuar shpesh mes tyre kohët e fundit, duke shfaqur simpati për njëri-tjetrin. Madje edhe komentet në publik në rrjetet sociale kanë konfirmuar këtë simpati mes tyre.

Gjithsesi, duket se kjo histori sekrete e dashurisë mes Raducanu, fituese e US Open vitin e kaluar dhe pilotit të MotoGP, ka zgjatur pak. Mësohet se tenistja britanike ka vendosur të mos e ndjekë me Quartararo në rrjetet sociale.

Motivi? Piloti i Yamaha nuk i ka rrëfyer të vërtetën tenistes, duke “harruar” t’i thotë se ai frekuenton edhe një vajzë tjetër, 19-vjeçaren Mimi Singer. Kaq ka mjaftuar që dy kampionët e sportit t’i thonë shumë shpejt lamtumirë njëri-tjetrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu