Federata e futbollit të Maqedonisë në marrëveshje me klubet vendosi që Liga e parë të vazhdojë ndërmjet datave 14 dhe 21 qershor.
Mirëpo, tani kur skuadra e Renovës është futur në karantinë dyjavor është e pamundur që kampionati të rifillojë, për shkak se ekipi tetovar deri më datë 16 qershor do të jetë në karantinë.
Megjithatë, fjalën e fundit rreth vazhdimit të sezonit e ka Instituti për shëndet publik.
FFM duhet të dëgjojë këshillat e institucioneve shtetërore, ndërsa sic qëndrojnë punët për momentin në vendin tonë, kushte për vazhdimin e kampionatit në futboll nuk ka. /reshat ibrahimi/.