EUROPË- Janë zhvilluar disa nga ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Në Saint-Denis takimi mes Francës dhe Kroacisë përfundon me shifrat 0 me 1 për ballkanasit, e cila i vë kampionët e Botës gjithnjë e më shumë në telashe, ‘gjelat’ renditen në vendin e fundit. Modric vendosi takimin në minutën e 5′ nga pika e bardhë e penalltisë.
jithashtu në grupin 1 të Ligës A, një sukses i rëndësishëm për Danimarkën në shtëpi kundër Austrisë duke triumfuar me shifrat 2-0. Skandinavët konsolidojnë vendin e tyre të parë 9 pikë përpara Kroacisë 7, Austria 4 dhe Franca 2.
Islandë-Izrael përfundoi me shifrat 2-2. Një rezultat që mund t’i bëjë punë Shqipërisë për të arritur vendin e parë pasi diferenca është vetëm 4 pikë larg.