Aktori Liam Neeson, për shkak të rolit në filmin e ri, është përballur me një realitet të vështirë që prek njerëzit e moshës së tij dhe pranoi se kolegu Bruce Willis, për shkak të diagnozës së afazisë, është shpesh në mendjen e tij.
Në projektin “Memory”, ku punon me Guy Pearce dhe Monica Belluci, ylli irlandez portretizon një vrasës vdekjeprurës, i cili njëherësh vuan nga sëmundja Alzheimer.
Derisa luan një personazh që përballet me dëmtime kognitive, 69-vjeçari pranoi se shpesh i kujtohet Willis, i cili së fundmi njoftoi se po tërhiqej nga bota e aktrimit,sepse vuan nga afazia[/b][/u][/url].
“Me zëmër jam pranë tij. Mendoj për të secilën ditë. Ia uroj gjitha të mirat”, është shprehur aktori për kolegun e tij, me të cilin ka qenë në garë për rolin në “Death Wish” dhe kujtoi afazinë, e cila godet aftësinë për të folur dhe kuptuar.
Aktori nuk e fshehu sesi roli i tij i ri e detyroi të përballet me realitetin e vështirë që i pret të gjithë ata që plaken, duke pranuar se ndonjëherë ka frikë se mund të vuajë nga sëmundje të tilla.
(Foto: New York Post)
“Disa herë më ka rënë në mendje, sidomos kur nuk i mbaj mend emrat e aktorëve me të cilët kam punuar dy vjet më parë. Më shqetëson, por ndoshta të gjithë jemi duke u përballur me të”, ka pranuar Neeson.
Aktori ka treguar se ka mësuar për Alzheimerin, por edhe demencën, duke parë disa dokumentarë shumë traumatikë dhe duke lexuar libra të tillë.
Pavarësisht frikës dhe afrimit të ditëlindjes së tij të70-të, Liam ka pranuar se nuk ka në plan të ndalojë së aktruari, ndërsa filmi “Memory” do të prezantohet në fund të këtij muaji. /
abc24.al
/