Një 31-vjeçar u arrestua nga policia pasi po transportonte drejt Kosovës 25 persona nga vendet e Lindjes së Mesme. Ai u kap në pikën e kalimit kufitar të Morinës teksa kishte futur në një furgon 25 shtetasit e huaj të cilët kanë si destinacion final vendet e BE-së.
31-vjeçari me banim në Lezhë me inicialet T.Ll u kap në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, në afërsi të Pikës, duke drejtuar furgonin me klandestinë irakenë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.
Më pas është njoftuar Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës, ku pas përfundimit të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë 31 vjeçarit, banues në Lurth, Mirditë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Kukës.