Juventusi është gati të rikthejë në Torino mesfushorin Paul Pogba.
“Zonja e Vjetër” do me patjetër një mesfushor kampion dhe është gati të ofrojë dy futbollistë për të marrë kampionin e botës. Janë 4 emra që do t’i ofrohen trajnerit Ole Gunnar Solskjaer për të zgjedhur.
Ekipi juventin do të ofrojë kartonin e Miralem Pjanic, Douglas Costa, Alex Sandro dhe Blaise Matuidi.
Kartoni i Pogbas vlerësohet me 150 milionë euro, prandaj dhe Juventusi do të sakrifikojë 2 futbollistë, sipas asaj që shkruan Gianluca Di Marzio. Të gjitha palëtmund të mbeten të kënaqura me një lëvizje të tillë.