Dumoshi viziton KF Lirinë, premton mbështetje

0
Gjigandi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, vizitoi klubin me renome të ftubollit Liria nga Prizreni, e  cila garon në Ligën e Parë të Kosovës. 

“Vlora Dumoshi, ministre e MKRS-së dhe kryetari i Komunës Mytaher Haskuka me bashkëpuntorë vizituan KF Liria.
Ata, u pritën nga kryetari i KF Liria, Qemal Krasniqi me bashkëpuntorë një pjesë e stafit dhe futbollistë.

Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me ecurinë e punimeve në stadiumin “Përparim Thaçi”.
Ata kërkuan përshpejtim të zhvillimit të punimeve, në mënyrë që punimet të përmbyllen sa më parë.

“Si ministri ofrojmë mbështetje me plus 500.000 euro të tjera, në mënyrë që kjo tejzgjatje e punimece rrethë ndërtimit të stadiumit të përfundojë, në mënyrë që Liria dhe klubet tjera të kenë kushte më të mira”, ka thënë Dumoshi.

Ndërkaq, kryetari Haskuka ka thënë:” presim që siq tha ministresha punimet në stadium të intesifikohen dhe ky projekt të përmbyllet sa më parë.Komuna në këtë drejtim merr përsipër gjithë obligimet që i takojnë”.

RonaTyra

Nga ana tjetër musafirët për vizitë i ka falenderuar, kryetari Qemal Krasniqi, që dhuroi minitreshës një fanellë dhe kërkoi mbështetje edhe në të ardhmen”, njofton KF Liria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu