Lëshohet viza e parë amerikane me afat 10-vjeçar, Rama: Shprehje kuptimplotë e rritjes së bashkëp…

0
Lëshohet viza e parë amerikane me afat 10-vjeçar, Rama: Shprehje kuptimplotë e rritjes së bashkëp…
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas lajmit të shpërndarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dhënien e vizës së parë amerikane e vlefshme për 10 vjet.

Në një postim në Facebook, Rama e quajti njoftimin e ambasadës si “lajm të bukur në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Shqipërisë”.

“Rritet me 10 vjet vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe e rritjes së vazhdueshme të besimit e të respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon”,

ka theksuar Rama.

Më herët, Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri njoftoi se 1 prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara.

RonaTyra

“Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë”,

ka shtuar ambasada.

“Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë

“, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu