Lëngjet e frutave dhe perimeve janë plot vlera dhe përfitime shëndetësore. Por kur mendon për lëngun e perimeve, qepa e kuqe është e fundit që na vjen ndërmend, sepse supozohet që lëngu i saj të ketë një aromë të fortë. Megjithatë, ky lëng është shumë i pasur në vlera ushqimore.
Lëngu I Qepës Së Kuqe Për Muskujt E Stomakut
Konsumi i lëngut të qepës së kuqe ndihmon në lidhje me problemet e stomakut. Një studim i publikuar në vitin 2009 në revistën Toxicology, tue cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegoi se lëngu i qepës së kuqe arrin të qetësojë muskujt e stomakut. Ky lëng mund të qetësojë muskujt e stomakut sidomos pas kontraktimeve si pasojë e helmimit apo stresit.
Perdja E Syrit
Perdja e syrit prek shumë njerëz pas moshës së mesme dhe të moshuarit. Pirja e këtij lëngu ndihmon në parandalimin e këtij problem që vështirëson shikimin. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lëngu i qepës së kuqe parandalon formimin e perdes së syve, megjithatë ka ende nevojë për studime të mëtejshme mbi këtë çështje.
Alergjitë
Pirja e lëngut të qepës së kuqe ndihmon në pakësimin e episodeve alergjike të stinës. Qepa e kuqe përmban kuercetinë që pengon sekretimin e qelizave që kontribuojnë në reagimet alergjike. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, lëngu i qepës është i pasur me vitaminat A, B dhe C. Ai është i pasur me acid folik, kalçium, magnez, hekur dhe fosfor. Sulfidet tek ky lëng janë efikase në uljen e kolesterolit, një ndihmë e madhe kjo për diabetikët. Ekspertët rekomandojnë që nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike të mos e pini lëngun e qepës pa u konsultuar më parë me një mjek.
Përgatitja
Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër-pesë pjesë
-Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)
-Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.
-Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.
-Përsëriteni këtë për 30-40 ditë.