Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Muriqi, i njohur si Maradona i Kosovës, tandem me legjendën (i ndjeri) Fadil Vokrri, uron gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Edhe shumë e shumë të tjera në jetë me ‘Botën sot’, urime 25 vjetori”, uron Muriqi.
Legjenda e futbollit tash e sa vite është në Australi.
Muriqi ka qenë lojtari më i mirë që ka pasur Kosova. Ai i takon gjeneratës më të artë që ka pasur Kosova, KF Prishtina, ku për pesë vite ishin në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. Me një fjalë, vëllezërit e gjeneratës së artë Fadil dhe Xhevdet Muriqi.