Lazio nuk u ndahet shqiptarëve

0
Gjigandi

Lazio nuk u ndahet shqiptarëve. Marash Kumbulla mbetet një objektiv, por nuk është i vetmi që klubi italian do. Së fundmi ata po tentojnë të transferojnë edhe Mërgim Vojvodën, mbrojtësin e djathtë që është aktivizuar në të shkuarën me Shqipërinë U21 dhe më pas kaloi te Kosova.

Titullari i përfaqësueses dardane kaloi verën e shkuar te Standard Liege dhe aty spikati me daljet e tij përpara. Vojvoda u aktivizua në 25 ndeshje dhe klubi belg kishte paguar 1.2 milion euro te Mouscron për ta transferuar anësorin e krahut të djathtë.

Nga Belgjika vjen lajmi se Standard Liege tani kërkon 7 milion euro për Vojvodën, që Lazio e shikon si pasuesin e Adam Marusic. Malazezi mund të kalojë te PSG dhe Igli Tare ka piketuar lojtarin dardan për ta pasuar.

Vlonjati duhet të bindë edhe Adrian Aliajn, mikun e tij te kombëtarja shqiptare, i cili është menaxheri i Vojvodës. Më parë ai është shprehur se klientin e tij e duan në Itali, por normalisht çdo klub duhet të paguajë, pasi mbrojtësi është nën kontratë deri në vitin 2023..

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu