Kur negociatat për Lautaro Martínezin mendohej se kishin para një pengesë të pakapërcyeshme, Barcelona ka ndërmarrë një hap thelbësor për blerjen e golashënuesit të Interit.
Siç raportohet nga ESPN, “El Toro” ka arritur marrëveshjen verbale me “blaugranat” e tashmë pret vetëm “ok”-in nga klubi zikaltër. Të gjitha shifrat janë dakorduar por ka mbetur një detaj për t’u zgjidhur: futbollisti që do të largohet nga Barcelona. ESPN siguron që vetëm Messi, De Jong, Ter Stegen, Suárez, Piqué, Lenglet dhe Busquets konsiderohen të pashitshëm, ndërsa për të tjerët klubi nga Katalunja do të ishte i gatshëm për të dëgjuar ofertat e mundshme.
Nga ana tjetër, mediet italiane sigurojnë që Interi i ka ulur pretendimet dhe do të pranonte pagesën prej 90 milionë eurosh për largimin e Lautaros. Sipas “Corriere della Sera”, Inter uli çmimin me 21 milionë euro dhe tani apo vlerëson rikthimin e Coutinhos në Serinë A, pikërisht aty ku shkëlqeu para se të shkonte te Liverpooli. Pikërisht kjo lëvizje, pra riveshja e Courinhos me fanellën zikaltër, ndihmon në transferimin e Lautaros te Barcelona.
Marrëveshja me Lautaron është totale, por duhen zhbllokuar vetëm bisedimet me Interin, duke përfshirë edhe kartonin e Coutinhos.