Dy të vdekur teksa turisti bie nga kati i shtatë i hotelit mbi vendasin

0
Gjigandi

Dy njerëz kanë vdekur mbrëmë kur një turist britanik ka rënë nga kati i shtatë i një hoteli luksoz në Costa Del Sol, duke vrarë dhe vendasin spanjoll që zuri poshtë vetes.

Pushuesi ra mbi spanjolin që po konsumonte një pije mbrëmë vonë në rezortin e Marbella.
Autoritetet që dhanë njoftimin nuk emëruar asnjë nga viktimat por britaniku përshkruhej si një 50-vjeçar që ishte me pushime me familjen e tij.
Incidenti ndodhi në ora 1.45 të mëngjesit në hotelin me pesë yje Gran Melia Don Pepe. By burrat kishin vdekur në moment.
Një zëdhënës i policisë së Malaga, e cila po heton ngjarjen tha: “Konfirmoj se dy burra kanë vdekur në Marbella, një prej të cilëve binte nga kati i shtatë i ndërtesës mbi viktimën tjetër. Jemi duke hetuar ngjarjen. Britaniku ishte rreth 50 vjeç, kurse spanjolli që po pinte një pije në tarracën e poshtme të hotelit ishte 43 vjeç”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu