Pas 6 vitesh, Adam Lallana ka vendosur t’i japë lamtumirën Liverpoolit. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë mesfushori anglez i cili me një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram ka komunikuar lamtumirën nga klubi ku arrite të fitonte një titull kampion por edhe një Champions League.
Falenderime të shumta nga ish-mesfushori i Southampton që tashmë do të provojë një eksperiencë të re.
“Asgjë tjetër përveçse dashurisë dhe vlerësimit në këto 6 vite. Faleminderit të gjithë njerëzve që bënë të ndihem si në shtëpi”, shkruan Lallana.
Lallana luajti gjithsej 178 ndeshje me Liverpoolin. Në 3 sezonet e fundit, ai aktivizohej nga Jurgen Klopp si lojtar stoli.