Lajmi i vdekjes së tij mori dhenë, frenon mjeku që po e kuron: Raiola në gjendje të rëndë, por nu…

0
Lajmi i vdekjes së tij mori dhenë, frenon mjeku që po e kuron: Raiola në gjendje të rëndë, por nu…
Gjigandi

Mino Raiola ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën. Pasi lajmit të ndarjes nga jeta të tij, që mori dhenë përmes mediave të njohura europiane, vjen përgënjeshtrimi momental nga profesori që po e ndjek gjendjen e tij të rëndë shëndetësore në një spital të Milanos.

Alberto Zangrillo, kreu i Njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të “San Raffaele” ka pohuar shkurt. “Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton me vdekjen”.

Menaxheri i njohur i futbollit prej disa kohësh është i sëmurë. Ai ishte operuar janarin e kaluar në të njëjtin spital në Milano, por pa dhënë hollësira se nga çfarë vuan. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar javët e fundit.

I lindur në Nocera, ai u rrit në Holandë, ku punoi në picerinë familjare përpara se të fillonte një karrierë si agjent sportiv, fillimisht me mbulimin e disa futbollistëve holandezë si Bergkamp dhe Jonk, më pas duke e zgjeruar sferën e tij gjithnjë e më shumë, derisa u bë një nga agjentët më të fuqishëm dhe më të frikshëm të futbollit global.

RonaTyra

Nga Ibrahimovic te Robinho, nga Pogba te Balotelli, nga Lukaku te De Ligt, vetëm për të përmendur disa nga transferimet kryesore me ndërmjetësimin e Raiolës, i cili në vitin 2020 arriti shumën e 85 milionë dollarëve sipas “Forbes”.

Vitet e fundit Raiola, së bashku me Mendes, Barnett dhe Manasseh, kanë krijuar një shoqatë superprokuratorësh në konflikt të hapur me FIFA-n dhe me synimin për të reformuar menaxhimin e futbollistëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu