Laçi vazhdon përgatitjet intensive përpara rifillimit të Superiores. Trajneri Armando Cungu pas pauzës së gjatë ka sërish mundësinë për të stërvitur ekipin, në mënyrë që e gjitha skuadra të jetë gati kur gara të nisë. Mbrojtësi i kurbinasve, Aleksandar Ignjatovic titullar absolut përgjatë sezonit aktual në një intervistë për Supersport deklaron se ekipi do t’i shfyrtëzojë maksimalisht këto dy javë minifazë përgatitore për të rigjetur formën optimale fizike.
“Për të gjithë ekipin dhe lojtarët ishte e vështirë të qëndroje për 2 muaj pa luajtur. Sidoqoftë tashmë kemi 2 javë në dispozicion per tu përgatitur sa më shumë të jetë e mundur. Të japim maksimumin dhe të jemi gati kur të fillojë kampionati”.
Përqëndrimi në radhët kurbinasve është maksimal, teksa Ignjatovic është i bindur se ekipi do të jetë gati kur kampionati të rifillojë.
“Po stërvitemi në mënyrë individuale dhe është komplet diçka tjetër kur stërvitesh në grup. Përgatitja individuale më shumë shërben që t’i të mos pësosh dëmtime, por t’i duhet të stërvitesh me skuadrën që të jesh gati për ndeshjet e forta. Sidoqoftë mendoje se do të arrimë të jemi gati kur gara të rifillojë”.
Mbrojtësi gjithashtu beson se në aspketin psikologjik Covid-19 ka ndikuar te çdo person por gradualisht të gjithë do t’i rikthehen jetës normale, ndërsa Europa është obejktivi primar për kurbinasit.
“Në aspketin psikologjik besoj se të gjithe ne duhet të përpiqemi maksimalisht të punojmë me veten për të qenë të përgatitur sepse kjo pandemi për të gjithë krijoi një situatë të pakëndshme. Gjithsesi hap pas hapi do t’i kthehemi normalitetit. Përsa i përket objektivave Europa është synimi jonë dhe do të bejmë të pamundurën për ta arritur atë”.