‘Marca’ po zbulon detaje të reja mbi atë se si do të vazhdohet me futbollin në Spanjë.
Futbolli spanjoll po bën hapat e parë drejt rikthimit të futbollit në normalitet, me vendin që po fuzet në një fazë të re të daljes nga mbyllja e pandemisë Covid-19.
Sipas raportimeve të ‘Marca’, seancat stërvitore në grup do të përfshijnë maksimalisht 14 lojtarë.
Sigurisht, në momentin që kampionati të rifillojë, ndeshjet do të luhen pa praninë e publikut. Mediet do të lejohen të jenë prezente.
Spanja po kalon në fazën e dytë të daljes nga mbyllja e koronavirusit, dhe këto rregulla po caktohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Spanjë.
Mbetet të shihet nëse skuadrat do të kenë ndonjë ankesë për pikat e caktuara. Në Serie A, FIGC dhe Qeveria e Italisë janë detyruar të rishikojnë protokollin.