Në Spanjë afati i ardhshëm kalimtar do të hapet më 4 gusht dhe do të mbyllet më 5 tetor
La Liga i ka zbuluar sot datat e reja për afatin e ardhshëm kalimtar.
Pandemia koronavirus ka bërë që afati kalimtar i verës të zhvendoset.
Në bazë të vendimit të ri, afati kalimtar do të fillojë më 4 gusht dhe do të mbyllet më 5 tetor.
Ndërsa, afati kalimtar i dimrit do të fillojë më 4 janar dhe do të mbyllet më 1 shkurt.
La Liga po e vazhdon sezonin pas afro tre muajsh pushimi shkaku i COVID-19.