Inter kanë bërë mbrojtësin e Manchester Cityt, Kyle Walker, objektiv kryesor të kësaj vere.
30 vjeçari anglez po kalon momente jo të mira te Manchester City, pasi kishte shkelur katër herë rregullat e koronavirusit.
Janë gjigantët e Serie A që dëshirojnë të marrin vëmendjen e mbrojtësin, duke tentuar transferimin e tij në futbollin italian.
Inter janë në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, me Victor Moses që nuk pritet të blihet përfundimisht nga pala italiane.
Walker ishte në fushë nga minuta e parë në fitoren 3:0 të Manchester Cityt kundër Arsenal, në ditën e rifillimit të Premierligës.
Largimi i mundshëm i Walker drejt Interit, do të bënte që kampionët në fuqi të Premierligës të synojnë transferimin e Nelson Semedo nga Barcelona.