Ky është Xhevit Sinani që vrau bashkëshorten e vëllanë e tij

0
Gjigandi

Personi që po shikoni në foto është Xhevit Sinani, 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë e tij pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Tërvol të Gramshit, ku 75-vjeçari e kreu krimin e dyfishtë me sëpatë. Fillimisht ai qëlloi të shoqen, Zeqine Sinani në banesën e tij dhe më pas ndoqi të vëllanë, Shaqir Sinani ku e masakroi në vreshtat e rrushit.

Mësohet se Xheviti sapo ka vrarë dy familjarët e tij ka shkuar në familjen e krushqve të fisit Ranxha, i cili ndodhej pranë kanionit të Holtës.

Atje ka marrë në telefon djalin e tij ku i ka thënë se ka vrarë të ëmën dhe xhaxhain. Autori ka qenë në shtëpinë e tyre në momentin e arrestimit nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu