Kuvendi jep njoftimin: Anulohet seanca plenare e 7 prillit, ja arsyeja

0
Gjigandi

Seanca plenare e datës 7 prill, nesër, nuk do të zhvillohet. Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije deputetët nuk do të mblidhen nesër.

Në kuadër të javës së gjelbër, ata zhvillojnë takime me qytetarët në zonat e tyre dhe për këtë shkak seanca e parashikuar për nesër nuk do të zhvillohet.

Ajo do të mbahet javën që vjen.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se seanca plenare e ditës së enjte, datë 7 prill, nuk do të zhvillohet sepse, në kuadrin e javës së gjelbër, deputetët po zhvillojnë takime me qytetarët. Faleminderit”,

thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu