Kuvendi i rrëzon dekretet, reagon presidenca: Ftohet e Çmendura… – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Në Kuvend kanë vendosur që të rrëzojnë dreket e kthyera nga presidenti, për koncesionet, rezervat e shtetit, qeverisjen vendore, etj.
Pas këtij votimi, ka ardhur dhe reagimi i presidencës me anë të zëdhënësit Tedi Blushi.

Me një mesazh në Facebook, Blushi shkruan se ‘ftohet e Çmendura E., për të lexuar raportin e OSBE-ODIHR, në lidhje me kushtetushmërinë e dekreteve’.
Reagimi i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi:
E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu