Delegatët e Partisë Demokratike (PD) sot janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së.
Mirëpo, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha derisa ishte duke ecur drejt foltores për të mbajt një fjalim para delegatëve të tij, u rrëzua.
I menjëhershëm ishte reagimi i truprojave të tij, të cilët e ndihmuan të ngrihet në këmbë.
Dhe sikur nuk ndodhi asgjë, Berisha vazhdoi drejt foltores për t’ju drejtuar delegatëve. /abc24.al/