Kushtrim Sheremeti – drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës

0
Kushtrim Sheremeti – drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës
Gjigandi

Aktori i njohur shqiptar, Kushtrim Sheremeti është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK).

Sheremeti ka nënshkruar marrëveshje për kontratë pune me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të qenë në krye të TKK-së për katër vitet e ardhshme.

I pyetur për pozitën e re, këtë e ka konfirmuar edhe Sheremeti në një prononcim për abc24.aln.

Foto: Kushtrim Sheremeti/Facebook

RonaTyra

“Po, po kam nënshkruar marrëveshjen për drejtor”, ka thënë shkurt Sheremeti.

Kujtojmë që në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar ishin edhe Avni Dalipi, Blerim Krasniqi dhe Xhemail Agaj.

Vitin e kaluar drejtor i TKK-së u zgjodh dramaturgu dhe regjisori, Naser Shatrolli i cili dha dorëheqje në fillim të këtij viti.

Ndërkaq, Kushtrim Sheremeti ka lindur në Pejë ndërsa ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ai njihet për role të shumta dhe shfaqje teatrale.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu