Shembet hoteli në plazhin e Radhimës, pronarja italiane mes lotësh: Nuk kam ku të shkoj!

0
Shembet hoteli në plazhin e Radhimës, pronarja italiane mes lotësh: Nuk kam ku të shkoj!
Gjigandi

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur hotelin trekatësh në Radhimë të Vlorës këtë të martë.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga pronarët e godinës, godinës, cilëve u ishte lënë një afat 10 ditor për boshatisjen e ndërtesës.

Ndërkohë shtetasja italiane që kishte marrë me qira hotelin thotë se ka mbetur në mes të rrugëve.

“Nuk e kuptoj me çfarë arsyesh, kam mbetur mes rrugëve, nuk e  di, nuk e di, nuk e di çfarë të bëj. Të kisha të paktën një çati mbi krye se nuk kam ku të shkoj. Unë kam paguar dhe taksat për gjithë vitin 2022”

, ka thënë ajo.

RonaTyra

IKMT-ja nisi një javë më parë prishjen e objekteve pa leje në bregdetin e Vlorës, ndërsa u ndal në zonën e Radhimës.

Së bashku me forca të shumta policore, IKMT ndërhyri në hotelin trekatësh në Radhimë, ku sipas tyre që nuk ishte klasifikuar nga procesi i legalizimit.

Sipas informacioneve, pronarët e hotelit janë ende në proces legalizimi dhe në proces gjyqësor me IKMT dhe disponojnë dokumentet e tokës ku është ndërtuar hoteli.

Ndërkohë hoteli i është dhënë prej dhjetorit me qira një shtetaseje italiane. Ata deklaruan se këtë çështje do ta ndjekin deri në fund duke e cilësuar të padrejtë ndërhyrjen e IKMT-së.

Pronarët dhe të afërmit kundërshtuan me forcë prishjen një  javë më parë , ndërkohë një prej tyre ka mori fëmijën dhe hipi mbi tarracë, duke kërcënuar se do të hidhej nëse i prishej ndërtesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu