Kush nuk e mban mend rekordin…

0
Gjigandi

Kush nuk e mban mend rekordin e transferimeve të Cristiano Ronaldos në 2009, kur Reali u detyrua t’i paguante Manchester United plot 94 milionë euro.

Ai rekord u thye më vonë por bëri bujë, ndërsa portugezi pati një marrëveshje burrash me trajnerin e tij, Sir Alex Ferguson. Pranoi të qëndronte edhe një vit, ndërsa skocezi ia arriti që të fitonte rekordin botëror nga madrilenët.

Pak a shumë këtë gjë po bën edhe Kylian Mbappe, pasi superylli i PSG-së nuk dëshiron ta lerë në baltë ekipin e tij. Pas 3 sezonesh në kryeqytetin e Francës, ai pati shansin që të largohej më lehtë për te Reali, pasi kontrata e tij përfundon në 2022.  Gjithsesi, ai nuk përfitoi nga rasti.

Në bisedime me klubin, Mbappe pranoi të rinovojë marrëveshjen, gjë që do t’i japë mundësinë PSG-së të fitojë një shifër tepër të madhe për të, me shumë siguri një rekord të ri botëror që mund të arrijë në 250 milion euro.

Natyrisht, kampioni i botës është kujdesur që në kontratë të ketë një klauzolë që ta bëjë Real Madridin, kandidatin e tij preferencial, si dhe të ketë një rrogë sa Neymar, me 1 milion euro në javë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu