Kush është i tmerrshmi i Tiranës që kishte blinduar shtëpinë me kamera spiune?

0
Gjigandi

Mbi 150 kamera janë çmontuar në Tiranë në aksionin e koduar “Fijet” që po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. 14 kamera janë çmontuar dhe sekuestruar jashtë banesave e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Po ashtu 6 kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem”, i dënuar më parë për vrasje. Por kush është ai?

Elidon Kotorri ka qenë një personazh i njohur gjatë fundit të viteve ’90 pasi u dënua me 25 vite burg për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri. Ai u akuzua për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit si edhe plagosjen e një tjetri. Vrasja ndodhi për hakmarrje pasi i vranë shokun e tij.

Më datë 14 dhjetor 1998, në ambientet e jashtme të klubit sportiv “Partizani” u vra me armë zjarri Elton Zajmi. Për këtë ngjarje, Prokuroria e Tiranës akuzoi Andi Hasanin. 13 muaj më vonë, në një atentat te stacioni i fundit i Tiranës së Re, gjeti vdekjen Andi Hasani, i cili ishte në makinën e tij tip “Volvo”, së bashku me Sokol Alushi, Gazmend Zeneli dhe Gregor Stefani.

Sipas prokurorisë, Kotorri iu vu pas vrasësit të shokut dhe te “Vasil Shanto”, ka qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre. Nga të shtënat mbetën të vrarë Andi Hasani, Sokol Alushi, Gazmend Zeneli, ndërsa Gregor Stefani mbeti i plagosur. Po sipas dosjes së dorëzuar nga prokuroria, Kotorri është kthyer me motor në vendngjarje për të mësuar faktin nëse kishte vdekur apo jo Andi Hasani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu