Zgjedhja e presidentit të ri ka qenë kryefjala e emisioneve televizive ditët e fundit. Edhe në emisionin “Opinion” është diskutuar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Analisti Ervis Iljazi shprehet se Presidenti i ri duhet të jetë një person me integritet dhe të jetë i aftë, pavarësisht emrit apo forcës politike që vjen. Ndërsa gazetari Artur Zheji ka patur një opinion krejt tjetër.
Ervis Iljazi: Një president i cili flet nëpërmjet dekreteve dhe mesazheve që i dërgon shoqërisë dhe politikës. Pavarësisht se mund të vijë nga një forcë politike, nuk është problem fare. Çështja është e ka kulturën politike që të dali përtej? Zakonisht raportet midis institucioneve në një rend kushtetues më shumë sesa me norma bëhen me kulturë politike.
Blendi Fevziu: Ti mendon që duhet ta marri vetë PS-ja apo duhet ta negociojë?
Ervis Iljazi: Për mua nuk ka rëndësi fare. Unë nuk gjykoj apriori. Unë kur të shoh kandidatët do jap gjykimin tim, është i mirë apo jo. Nëse e zgjedh PS, nëse e zgjedhin bashkarisht, nëse e zgjedhin të gjitha forcat, për mua kjo..
Blendi Fevziu: Z.Sazan Guri ka shprehur dëshirën për t’u bërë.
Ervis Iljazi: Siç nuk domethënë asgjë për mua nëse do jetë grua apo burrë se kam dëgjuar dhe këtë teorinë e fundit që do jetë grua. Po pse? S’ka rëndësi. Rëndësi ka të jetë i aftë.
Blendi Fevziu: Po pse mos të jetë?
Ervis Iljazi: S’ka rëndësi. Rëndësi ka të jetë i aftë.
Artur Zheji: Rëndësi ka, më falni mund ta them, të jetë pa b*thë.
Sonila Meço: Ekzakt. Zheji e thotë në mënyrë brutale, por.