Kur dashuria mbijeton – mes rrënojave të luftës, çifti ukrainas vendos të kurorëzojë dashurinë me…

0
Kur dashuria mbijeton – mes rrënojave të luftës, çifti ukrainas vendos të kurorëzojë dashurinë me…
Gjigandi

Një çift ukrainas kremtuan dasmën e tyre duke pozuar për disa fotografi të realizuara në rrënojat në Kharkiv të shkatërruar nga lufta.

Të sapomartuarit Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov u fotografuan menjëherë pasi u martuan të dielën mes rrënojave të një kompleksi tregtar dhe zyrash në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Çifti ishin mjekë para shpërthimit të luftës, por që atëherë janë bërë vullnetarë, duke ofruar kujdes mjekësor falas për ata që kanë nevojë, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Nastya ka punuar si infermiere në një klinikë onkologjike, ndërsa Anton Sokolov ka punuar si mjek përpara pushtimit rus të Ukrainës.

Mësohet se kur u mbaruan mjetet mjekësore, ata filluan të grumbullonin para dhe të blinin ilaçe për banorët e qytetit që kishin nevojë për mjekim.

Kjo vjen pasi guvernatori rajonal në Kharkiv tha sot se artileria dhe tanket ruse kryen mbi 20 sulme në qytet dhe periferitë e tij në verilindje të vendit gjatë 24 orëve të fundit.

Në një qytet në juglindje të qytetit, Oleh Synyehubov tha se trupat ruse qëlluan mbi një kolonë autobusësh që po përpiqeshin të evakuonin pacientët nga një spital që ishte dëmtuar rëndë nga bombardimet një ditë më parë.

Synyehubov tha se rreth 70 pacientë duhej të largoheshin nga spitali i dëmtuar në Balakliya, por se autobusët nuk ishin në gjendje të hynin në qytet.

Kharkiv ende nuk ka përjetuar tërheqjen e forcave ruse, siç ka ndodhur rreth kryeqytetit, Kiev.

Por kjo dështoi të parandalonte Nastyan dhe Antonin që të realizonin dasmën e tyre, të cilët lidhën kurorë pavarësisht nga sulmi i forcave ruse.

Çiftet ukrainase që do të martoheshin përpara pushtimit kanë treguar se si kanë refuzuar që konflikti të ndryshojë planet e tyre që kur filloi pesë javë më parë.

Disa propozime kanë ndodhur gjithashtu, duke përfshirë një ushtar që organizoi një kontroll ushtarak në mënyrë që të mund të surprizonte të dashurën e tij ndërsa ajo po kalonte përmes një postblloku në qytetin e Fastivit, afër Kievit.

Muajin e kaluar, udhëheqësja e Qendrës për Liritë Civile në Ukrainë, Oleksandra Matviichuk, publikoi një fotografi prekëse në Twitter të një gruaje të quajtur Yaroslava Fedorash duke puthur burrin e saj të ri me uniformë.

Duke shpjeguar se dasma ishte organizuar përpara, postimi thoshte: “Kemi aplikuar më 29 prill, gjithmonë kam dashur të martohem në këtë ditë”.

“Por më 24 shkurt, Putini u çmend plotësisht. Dhëndri iu bashkua mbrojtjes territoriale, unë u bëra vullnetare. Nuk kishte kuptim të prisja më”.

Ajo e përfundoi mesazhin me fjalët prekës: “Gjatë luftës keni vetëm të sotmen”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu