Kanye West nuk u shfaq në “Grammy Awards 2022”, po u shpërblye me dy çmime për “Donda”

0
Kanye West nuk u shfaq në “Grammy Awards 2022”, po u shpërblye me dy çmime për “Donda”
Gjigandi

Kanye West nuk mori pjesë në Grammy Awards 2022″ që u mbajt të dielën (3 prill) pasi atij iu ndalua të perfomronte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ye (emri artistik) fitoi dy cmime “Kënga më e mirë rap” për “Jail’ dhe “Performoanca më e mirë melodike rap” për “Hurricane” dhe u nominuan në tre kategori të tjera, duke përfshirë albumin e vitit për “Donda”, por ai zgjodhi të braktiste natën më të madhe të muzikës në “MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas.

Mungesa e West ishte e pritshme pas së fundmi reperi i premtoi ish-bashkëshortes së saj, Kim Kardashian se ai ‘do të ikte për të marrë ndihmë’ dhe nuk do të bënte asnjë paraqitje publike apo deklarata nxitëse në mediat sociale.

Foto: Getty Images

RonaTyra

Është e paqartë nëse 44-vjeçari, i cili lufton me çrregullimin bipolar, ndodhet në një institucion trajtimi.

Një përfaqësues i West tha se ai është ‘i përkushtuar për një marrëdhënie të shëndetshme me Kim dhe është I fokusuar në rritjen e fëmijëve të tyre’.

Më pak se një muaj para ceremonisë të së dielës, drejtuesit e Grammyt ndaluan performancën e West për shkak të ‘sjellës së tij shqetësuese në internet’.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Reperi i “All of the Light” prej muajsh ka bërë reagim, deklarata dhe sulme në internet ndaj ish-partneres së tij Kim dhe të dashurit aktual të saj Pete Davidson. Madje West është pezulluar edhe nga Instagrami për 24 orë.

Megjithatë, spektakli i çmimeve nuk e shkëputi fare Westin nga eventi dhe dy fitoret e tij të dielën mbrëma e sollën totalin e karrierës së tij në 24, duke e barazuar atë me mentorin e kthyer në armik Jay-Z.

West, nga i cili Kardashian paraqiti kërkesë për divorc në shkurt të 2021-ës, ka një histori të mashtrimeve të titujve në Grammy. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu