Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike në degën e Kukësit, ka zgjedhur të mos marrë pjesë në votimet që po zhvillohen këtë të diel.
Në shenjë solidariteti, ai ka vendosur të mos marrë pjesë, pasi kundërshtari i tij, Irel Elezi u tërhoq mëngjesin e sotëm, vetëm pak orë pas nisjes së procesit të votimit.
Admir Sinamati: Unë jam qytetar i Kukësit, kur plotësohet formulari i deklarimit për kandidaturat, ka një rubrikë të posaçme. Unë prej vitesh jam profesionist në shkencën e mjekësisë ligjore si akademik dhe pedagog i fakultetit të mjekësisë. Gjumin unë e bëj në Tiranë, por mendja ime ka qenë dhe do të jetë lidhur me Kukësin, dhe eshtrat e mia do prehen në Kukës. Këto pretendime janë shumë bajate dhe nuk ja vlen të komentohet. Është e vërtetë që lista ka probleme, largimi i Lulzim Bashës ka procese ngërci lidhur me mos-dhënien e listës së plotë dhe faqen e PD-së në fb.Unë kam qen në zgjedhjet e fundit një nga kandatët, por Irel nuk ka pse të shqetësohet. Unë do e kisha votuar atë në shenjë konsidetare, gjithsesi nuk do marr pjesë si shenjë qytetarie.
Kundërshtari i tij, Irel Elezi, dha dorëheqjen me arsyetimin e parregullsisë së procesit. Sipas tij, pati manipulime në garë dhe në lista.
Procesi aktualisht po vijon normalisht. Në Kukës janë thuajse 2500 anëtarë të PD që pritet të votojnë.