Fjala e ministres së arsimit Besa Shahinit gjatë një seance plenare në korrik te 2019, u kthye në vendim të këshillit te ministrave por jo për këtë maturë.
Për tu pranuar ne universitet për vitin akademik 2021-2022 si në ciklin bachelor dhe master mesatarja shkon nga 6.5 në 7, ndërsa në fushën e mësuesisë ndryshimi është edhe më i madh. Pa mesataren 8 për t’u regjistruar në ciklin e parë te studimeve të larta nxënësit nuk do të bëhen dot mësues.
“Mendoj që duhet të qëndronte ashtu siç ishte se krijon pengesa. Mua personalisht ka pasur lëndë që më është ulur nota dhe kot ne gjimnaz dhe në fakultet e kam mesataren me të lartë se në gjimnaz”.
Synimi i kësaj politike arsimore është përmirësimi i cilësisë së studentëve si dhe kthimi i dinjitetit me notën mesatare te mësuesit. Edhe pse rritja e mesatares në fushën e mësuesisë nuk prek ciklin masterin.
Por më tej cilat janë pasojat?
“Së pari do të sillte largimin e studentëve se edhe gjermania i pranon me mesatare 6″.
Kjo lloj rritje do prodhojë efekte negative për sa i përket ekzistencës së universiteteve në rrethe ose do kthehen në kolegje profesionale ose do mbyllen totalisht si fakultete. Kjo do të sjell përqendrimin e tyre drejt Tiranës”.
Ndërsa vetëm për regjistrimin në fakultetin e gjuhëve të huaja, mesatarja është ulur nga 7.5 në 7, duke e përjashtuar si pjesë të programit të mësuesisë sic ka qenë më parë.
“E përshëndes vendimin për rishikim e mesatares për fakultetin e gjuhëve të huaja se kam qenë i bindur ne nuk jemi fakultet thjesht mësuesi por i gjithanshëm. Dhe pjesa që do jenë mësues të ardhshëm e ndjekin këtë në master”. /Kristi Gongo/
Burimi: top-channel.tv