Kultivuan kanabis, arrestohen dy persona në Vlorë, shpallet në kërkim 1 tjetër

0
Gjigandi

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivimin e bimëve narkotike në vitin 2021.

Burime për mediat bëjnë me dije se është arrestuar Ronaldo Velaj, 22 vjeç dhe Artan Çobo, 47 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim K. A., 47 vjeç.

Njoftimi i plotë:

DVP Vlorë/Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “River”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë.

RonaTyra

Vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtorë në kultivimin e 213 bimëve kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga Policia, gjatë vitit 2021.

Sekuestrohen 13 kilogramë kanabis.

Në kuadër të procedimit penal të nisur nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, bazuar në të dhëna të siguruara nga inteligjenca informative, për kultivim të bimëve narkotike në zonën e fshatit Mifol, ka vijuar hetimi proaktiv disamujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “River”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

– R. V., 22 vjeç, banues në Vlorë dhe A. Ç., 47 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, për të cilët, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. A., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë disa muajve të vitit 2021, kanë kultivuar në zona të pyllëzuara të fshatit Mifol, Vlorë, 213 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies, nga shërbimet e Policisë, gjatë periudhës hetimore.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një banesë në përdorim nga shtetasi A. Ç., në të cilën kanë gjetur dhe sekuestruar 13 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu