Volejbollistja nga Kuba, Anet Alfonso Benitez, largohet nga Republika e Kosovës.
Ajo largohet ballëlart, e cila me ekipin e M-Technologie nga Prishtina, fituan titullin e kampionit të Kosovës.
“Volejbollistja kubaneze Anet Alfonso Benitez , pas 10 muaj qëndrimi në Kosovë kthehet në Brazil ku jeton që disa vite për t’u rikthyer përsëri tek klubi M Technologie.
Lojtarja Benitez ka kontribut të madh në shpalljen e ekipit tonë kampion për këtë edicion 2019/2020 dhe ne si kryesi e klubit, Presidenti Rrustem Pacolli, drejtori sportiv Naser Krasniqi, trajneri SHpend Qamili e tërë ekipi i falënderohemi për kontributin e dhënë në çdo aspekt”, njofton KV M-Technologie.